Trajneri i njohur rezulton pozitiv në koronavirus

Një tjetër trajner është infektuar me koronavirus.

Trajneri i njohur që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo e dikur udhëhiqte Benfican Jorge Jesus ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.

Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.

Vlen të përmendet se lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.


Shtuar 16.03.2020 21:29