Vogëlushja nuk ia hoqi krahun babait nga qafa: Si u mbytën tragjikisht babë e bijë (FOTO LAJM)

Krahu i foshnjës ishte ende rreth qafësbabait të saj, pasi trupat u gjetën në Rio Grande, në tentativë për të emigruar drejt SHBA-së.

Realiteti i zymtë i krizës së migracionit që shpaloset në kufirin jugor të Amerikës është kapur në fotografi që tregojnë trupat e pajetë të një babai nga Salvadori dhe vajzës së tij që u mbytën ndërsa u përpoqën të kalonin lumin Rio Grande për në Teksas.

Fotot tregojnë Oscar Alberto Martinez Ramirez 26 vjeç, dhe vajzën e tij Valeria, të shtrirë me fytyrë poshtë në ujë të cekët. Krahu i foshnjës 23-muajshe është rreth qafësbabait të saj, duke treguar se ajo ishte ngjitur me të në momentet e fundit.

Gazetat meksikane e krahasuan fotografinë me imazhin e vitit 2015 të djalit 3 vjeçar sirian, Alan Kurdi, i cili u mbyt në ishullin grek i Kos, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndikim të njëjtë në debatin e ashpër të emigracionit në Amerikë.

‘Ata donin ëndrrën amerikane’, tha gazetari që bëri foton. Ai e kaloi lumin së pari me vajzën dhe e la atë në anën amerikane. Pastaj u kthye për të marrë gruan e tij, por vajza hyri në ujë pas tij. Kur ai shkoi për ta shpëtuar atë, valët i morën të dy.
Shtuar më 26/06/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori