Përplaset 60 vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën

Një person rreth 60 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në Marikaj, ndërsa këmbësori po tentatonte të kalonte nga njëra anë e autostratës në anën tjetër.

Drejtuesi i mjetit që ka përplasur këmbësorin është shoqëruar ndërkohë në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë

“Tiranë/Informacion Paraparak

Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rret 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”. /albeu.com/


Shtuar 8.01.2020 18:05