Vogëlushi që tronditi botën, ja si duket sot (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të kolerës në Jemenin e shkatërruar nga lufta ka kaluar gjysmë milioni.

Rreth 2,000 njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjes shumë ngjitëse që nga shpërthimi i luftës, përcjell albeu.com.

Vogëlushi Saleem u bë fytyra e vuajtjes së Jemenit por për fat të keq ai nuk është i vetëm në gjendjen e tij të vështirë.

Por sot nën nën kujdesin e Organizatave Shëndetsorë vogëlushi e ka marrë veten dhe gjendja e tij është përmirësuar.

Familja e djaloshit është vetëm një nga 600, të varfër dhe të dëshpëruar, në fshatrat në bregun perëndimor, shkruan albeu.com.

Jemeni ka qenë në mbërthimin e një lufte civile që nga viti 2015 që ka shtyrë shumë në prag të mbijetesës.

Para luftës, një peshkatar mund të mbështeste familjen e tij me peshk, bukë dhe oriz, por konflikti i ka ulur ushqimet deri në bukë dhe çaj për mëngjes dhe oriz për drekë.

Me rritjen e çmimeve të ushqimeve për mbi 60%, mbi gjysma e popullsisë së vendit prej 26 milionë banorësh vuan nga pasiguria në ushqim, sipas shifrave të UNICEF. /albeu.com/






Shtuar më 19/09/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori