Vogëlushi bie në pusin 80 metra të thellë, ekipet garojnë me kohën për ta shpëtuar (FOTO LAJM)

Ekipet e zjarrfikësëve janë duke luftuar me kohën për të shpëtuar një të mitur që ra brenda një pusi 80 metra të thellë dhe 25 cm të gjerë.

Yuleni, 2 vjeç e gjysmë ra në pus duke luajtur aty pranë, ndërsa zjarrfikësit nuk e kanë lokalizuar ende atë për të lehtësuar shpëtimin, raporton Albeu.com.

I mituri gjendet në pus prej disa orësh, kurse ekipet janë duke luftuar me kohën për shpëtimin e tij.

Ngjarja e rendë ka ndodhur në afërsi të Malagas të Spanjës duke marrë vëmendje të madhe në mediat vendase. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori