Autoritetet e Londrës kanë dënuar me 4 vite burg shqiptarin nga Kosova, Shaip
Nimani, 52 vjeç, i cili kishte vjedhur energjinë
elektrike për biznesin e tij të paligjshëm.
Mësohet se Shaip
Nimani kishte punësuar pesë rumunë në lavazhin e tij të paligjshëm "Bubbles" në lindje të Londrës.
Sipas
gjykatës, një shtetas rumun kishte pësuar një goditje fatale
elektrike, teksa ishte duke bërë dush në garazh, pasi
Nimani kishte anashkaluar matësin elektrik për të kursyer para.
Prokurori William Boyce QC i tha
gjykatës: "Kushtet në bllokun e banimit përbënin rrezik ekstrem për jetën. Sistemet
elektrike në
auto-larje ishin në një gjendje të tmerrshme.
Ishte manipuluar me energjinë
elektrike në
auto-larje në mënyrë mjerisht të paaftë duke anashkaluar matësin elektrik, dhe nuk ka dyshim, për të shmangur pagesën e faturës", shkruan "Daily Mail". /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2017,
ora 16:30