Do habiteni me shumën qesharake që ishte vënë për kokën e vëllait të liderit të Koresë Veriore
Një grua nga Indonezia e cila është arrestuar për vrasjen e gjysmë vëllait të liderit të Koresë Veriore, ka deklaruar që ka ndërmarrë aktin për një shumë vetëm prej 90 dollarësh.

Në pranga ka rënë 25-vjeçarja Siti Aishah, e cila është paguar 90- dollarë (72 paund). Lajmi është bërë i ditur nga policia indoneziane.
E reja ngul këmbë se ajo po i bënte masazh me vaj bebeje dhe nuk e kishte idenë se po kryente një vrasje.

Ajo i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se disa persona e kishin paguar duke e bindur se bëhej fjalë për një kamerë gazmore.
Ngjarja ndodhi më 13 shkurt në mes të aeroportit të Kuala Lampurit në Malajzi.

Ai u helmua menjëherë pasi vajza ia hodhi solucionin në fytyrë. Bashkë me të e arrestuar është edhe një vajzë tjetër nga Vietnami. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori