Vladimir Putin, president i ri i Rusisë
Vladimir Putin
Vladimir Putin e sheh veten për herë të tretë president të Rusisë. Putin ka shpallur fitoren e tij në garën për zgjedhjet presidenciale, ndërsa deklaroi se kjo fitore vjen pas një garë të lirë dhe të ndershme.

Sipas rezultateve që mbeten ende paraprake pas mbylljes së kutive ka rezultuar se kryeministri Putin ka marrë 60% të votave në garën presidenciale, rezultat ky që shmang balotazhin dhe e shpall Putin menjëherë president. I dyti në garë renditet komunisti Genadi Zhuganov.

Vladimit Putin ka qenë për dy mandate president i Rusisë nga viti 2000 deri në 2008, kohë kur u bë kryeministër dhe vendosi në presidencë aleatin e tij Medvedev. Grupet e opozitës që organizuan një rrjet vëzhguesish vullnetare në këto zgjedhje janë ankuar sërish për raste të shumta manipulimesh. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori