Vladimir Putin është i sëmurë
Pëlqej
Presidenti rus Vladimir Putin është detyruar të anashkalojë disa ngjarje publike këtë javë, sepse nuk po ndihet mirë.

Së paku sipas mediave të huaja, presidenti rus, i njohur për personalitetin e tij të fortë, është dashur të shmang disa angazhime publike këtë javë për shkak të gjendjes së tij.

Megjithatë, ish-agjenti i KGB-së, i cili ka qeverisur Rusinë që nga viti 2000, është goditur nga një ftohje, sipas Kremlinit.

Presidenti është i ftohur “, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke u siguruar gazetarëve se sëmundja e tij nuk është “asgjë serioze” dhe ai “vazhdon të punojë”.

Gjithsesi, Putini, 64 vjeç, ka anuluar dy angazhime publike.

Një burim ka thënë gjithashtu se Putin ishte “nuk ishte mirë” edhe kur u takua me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas të hënën.

Siç theksohet më tej, planet për Putinit për të vizituar Lindjen e Largët të Rusisë midis 19 dhe 22 shkurtit janë gjithashtu të anuluara.

Përkundër mungesës së këtyre ngjarjeve publike, Peskove tha “gjithçka është mirë” me Putinin, i cili do të mbajë disa takime të tjera dhe një telefonatë ndërkombëtare të mërkurën. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori