Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të
Kosovës, Vjosa
Osmani, ka thënë se koalicioni me
Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve.
Sipas saj, asnjëra palë nuk mund të sillet si fituese absolute, dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesore.
Osmani për Zërin e Amerikës tha se pika e përbashkët me
Lëvizjen Vetëvendosje është se janë
kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të
Kosovës dhe për këtë kanë 2 vjet që kanë qëndrime
kundër kësaj ideje.
”Ne [LDK] dhe
Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht
kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Kosovë”.
”Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e
Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut”.
Shtuar më 25/10/2019,
ora 20:18