Kandidatja për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa
Osmani para vetes ka disa opsione se cilët pozitë shtetërore ta marrë nën drejtim.
Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se
Osmani ka dy opsione serioze para vetes.
"Opsioni i parë është që ajo të marrë
postin e zëvendëskryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm, ose
postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky
burim brenda LDK-së.
Sipas këtij burimi,
Osmani me gjasë pritet të përcaktohet për
postin e kryetarit të Kuvendit.
"Edhe pse ende nuk është përcaktuar saktësisht se cilën pozitë do ta marrë pas arritjes së koalicionit LDK- VV, sipas të gjitha gjasave do të përcaktohet për
postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky
burim i Gazeta Blic.
Sipas këtij burimi, posti i ministrit të jashtëm shihet si më i vështirë, duke pasur parasysh edhe fushatën e egër që po e bën Serbia, në raport me shtetin e Kosovës dhe për shkak të kompleksitetit që ka politika e jashtme, prandaj shton ky
burim,
Osmani mund të përcaktohet për
postin e kryekuvendarit.
Ndërkaq, Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se në LDK janë katër emra që po përmenden për poste ministrash.Tre prej tyre e kanë mbështetjen e Isa Mustafës, e ata janë: Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami.
Si ministër i kabinetit qeveritar brenda LDK-së po lakohet edhe emri i Kujtim Shalës, i cili në Listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit ishte renditur i dyti.
Nga LDK nuk kanë dashur të flasin për emrat e mundshëm si ministra nga kjo parti në qeverinë Kurti.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të takohen grupet punuese të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, për harmonizimin e programit qeverisës.
Në anën tjetër, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për media ka thënë se pret që
postin e shefit të qeverisë ta marrë në fillim të muajit nëntor.
Albin Kurit tha se me LDK-në janë marrë vash se qeveria e re do ketë 12 ministri, dhe se pret sa më parë në nëntor ta marrë edhe zyrtarisht
postin e Kryeministrit.
Shtuar më 23/10/2019,
ora 11:20