Vjen Lufta e Madhe? Ushtria turke, gati lejen që të hyjë në Irak
Pëlqej
Ndërkohë që kurdët e IrakutVeriut janë duke u përgatitur që të zhvillojnë referendumin e shpalljes së pavarësisë ditën e hënë, shteti që rrezikohet më shumë prej kësaj levizjeje, Turqia është duke ndërmarrë hapat e saj.

Parlamenti i Turqisë pritet të miratojë sot një rezolutë të posaçmë që i mundëson presidentet dhe qeverisë të japë urdhrin për angazhimin e ushtrisë në territore jashtë territorit shtetërore të Turqisë, shkruan Albeu.com.

Në këtë mënyrë, ushtria turke do të ketë dorë të lirë të ndërmarrë operacione edhe në territorin e Irakut nëse do të shihet e nevojshme për shkak të qasjes për të shpallur pavarësinë nga kurdët e IrakutVeriut.

Autoritetet lokale të IrakutVeriut janë paralajmëruar nga Turqia zyrtare që të mos ndërmarrin hapa për shpalljen e pavarësisë , të cilat i kanë refuzuar deri më tani.

Situata është tepër e tensionuar në zonë, pasi në mbështetje të qeverisë së IrakutVeriut ndodhen forcat Peshmerga, të cilat janë armatosur me armë moderne nga SHBA-të kohët e fundit duke ngjallur frikë për një luftë të gjerë në zonë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori