Vizita emocionale e Malalas në vendlindje
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, është nisur për në Britani pas përfundimit të vizitës së saj katërditore në Pakistan, vizitë kjo e para në vendlindjen e saj qëkur u qëllua nga militantët talebanë në vitin 2012

Malala, tani 20 vjeçe, udhëtoi për në Pakistan për herë të parë qëkur u qëllua në kokë në autobusin e saj të shkollës nga persona të armatosur sepse ajo bëri fushatë për edukimin e vajzave, të cilat grupi ekstremist militant i kundërshton, transmeton Klan Kosova.

Malala, i cili ishte 15 vjeç në kohën e sulmit, u dërgua më pas në Angli për t’u trajtuar. Ajo mbeti atje, duke u regjistruar në Universitetin e Oxfordit në gusht 2017, kurse në vitin 2014 fitoi çmimin Nobel për Paqe

Në vendlindje, ajo bëri një vizitë të shkurtër në qytetin e saj në Luginën Veriperëndimore të Swat, si dhe u takua me kryeministrin Shahid Khaqan Abbasi.


Shtuar më 02/04/2018, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori