Viti 2016, më i përgjakshmi në Europë
Duke u nisur nga ngjarjet e një pas njëshme që kanë ndodhur muajt e fundit, rezulton që viti 2016 të jetë viti më i përgjakshëm në Evropë për nga numri i viktimave dhe sulmeve terroriste.
Ky bilanc duket të jetë akoma më keq se më vitetet 2004">2004, 2005, 2011 dhe 2015.

Megjithatë, numri i viktimave të sulmeve terroriste në shekullin e XXI, vështirë se mund të krahasohet me ato të vitit 1972, 1974, 1980 dhe 1988. Në secilin prej këtyre viteve terrorizmi ka marrë mbi 450 viktima, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Nsërsa, viti 2015, për nga numri i viktimave (148), ishte më i përgjakshmi në Evropën Perëndimore që nga viti 2004">2004, kur nga sulmet terroriste të janë vrarë 196 veta dhe janë plagosur mbi 1900.

Numri më i lartë me vdekjeve u regjistrua me rastin e sulmeve terroriste në Madrid, kur treni me udhëtarë shpërtheu duke lënë 191 persona të vrarë.

Përveç Madridit më 2004">2004-n dhe Parisit vitin e kaluar, në Evropën perëndimore nga viti 1995 e deri sot kanë ndodhur tri sulme të mëdha terroriste: në vitin 2011 në Norvegji, ku Anderes Breivik vrau 77 njerëz; në vitin 2005 në Londër, kur nga sulmi terrorist u vranë 52 persona; dhe sivjet, kur një shofer kamioni në Nice la 83 persona të vrarë./albeu.com/
Shtuar më 25/07/2016, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori