Virusi në Kinë, Hong Kongu vendos të mbyllë shkollat
Virusi në Kinë po merr përmasaa të mëdha, në qytetin ku është goditur, Wuhan, kanë ndaluar qarkullimin e veturave, ndërsa në Hong Kong është vendosur të mbyllet shkollat për dy javë.

Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se qeveria e saj do të shpallë gjendje emergjente dhe do t’i mbyllë shkollat fillore dhe të mesme për dy javë në prag të festës së Vitit të Ri Kinez. Shkollat do të hapen më 17 shkurt.

Përpos mbylljes së shkollave, edhe trenat dhe fluturimet drejt qytetit Wuhan do të ndërpriten. Këto masa po merren për shkak të frikës nga përhapja e virusit gjatë festës më të popullarizuar në Kinë.

Virusi tashmë është përhapur në disa provinca të Kinës, por edhe në shtete të tjera, përfshirë Tajlandën, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e simptomave të këtij virusi përfshihen problemet me frymëmarrje, temperatura e lartë dhe kollitja, shkruan “BBC”.

Çfarë është koronovirusi?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronoviruset janë një familje e viruseve, të cilat shkaktojnë sëmundje dhe çrregullime kryesisht të sistemit të frymëmarrjes. Këto lloje të viruseve transmetohen nga kafshët në njerëz. Kështu një virus i kësaj familjeje, i cili ishte përhapur në vitin 2003 në Kinë mendohej se së pari ishte transmetuar nga macet tek njerëzit, kurse virusi aktual thuhet se është marrë nga lakuriqët e natës dhe nga gjarpërinjtë.

Kur nisi shpërthimi i koronovirusit?

Më 8 janar “The Neë York Times” kishte raportuar se studiuesit kinezë kishin identifikuar një virus të ri, i cili nuk ishte parë më herët, dhe shkaktonte një sëmundje misterioze. Këtu shënon edhe gjeneza e virusit kinez, i cili tanimë është duke u përhapur në shumë shtete të botës.
Shtuar më 25/01/2020, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori