Vilat miliona dollarëshe të VIP-ave në rrezik, zjarri pushton Los Angeles (VIDEO)
Duket se VIP-at nuk po gjejnë dot paqe me shtëpitë e tyre.

Pak kohë pas tragjedisë së madhe në Kalifornia ku shumë VIP-a humbën shtëpitë luksoze, tani një tjetër zjarr ka rënë në një zonë ku jetojnë persona të njohur publikisht.

Qindra shtëpi miliona dollarëshe në lagjen e VIP Pacific Palisades në Los Angeles u rrezikuan nga një zjarr i frikshëm të hënën, teksa yje të showbizit si April Love Geary ndanë në rrjetet sociale pamje të zjarrit gjigant teksa përparonte në shtëpitë luksoze të të famshmëve.

Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles mori të gjitha masat që zjarri i rënë në një mjedis me shkurre të mos përhapej në gjithë territorin ku shtrihen vilat e personazheve të njohur të Hollivudit, disa prej të cilave vlejnë mbi 4 mln dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2019, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori