Viktimat në Kamboxhia, sot ditë zie
Pëlqej
Kamboxhia ka shpallur ditë zie kombëtare për nder të 378 personave që humbën jetën dje në kryeqytetin e vendit, për shkak të panikut që u përhap në turmën prej afro dy milionë personash. Përveç viktimave, qindra të tjerë janë plagosur teksa turma i “shkeli” në urën e mbipopulluar, në ditën e fundit të Festivalit të Ujit.

Kryeministri i vendit, Hun Sen, urdhëroi ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar lidhur me shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Hun Sen e cilësoi tragjedinë si “më të madhen” që ka goditur Kamboxhian që prej vrasjeve masive të regjimit të Khamer-it në vitet 1970.
Shtuar më 23/11/2010, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori