Vijojnë provokimet Japoni-Kinë
Rreth 70 politikanë japonezë, përfshirë edhe dy ministra të kabinetit qeveritar, kanë vizituar një vend të shenjtë të luftës, të cilin Kina dhe Koreja e shohin si një simbol të së kaluarës së Japonisë imperialiste.

Vendi i shenjtë Yasukuni në Tokio është i diskutueshëm sepse, krahas të vdekurve në luftë, nderon edhe liderët japonezë të dënuar për krime lufte.

Vizitat e së enjtes u bë në kuadër të një festivali të vjeshtës.

Kryeministri Yoshihiko Noda nuk iu bashkua politikanëve, por kreu i partisë opozitare të Japonisë, që shihet si kandidati që mund ta zëvendesojë Nodan, ka vizituar vendin një ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori