Rama mbledh Grupin Parlamentar i PS-së, zbulohet çfarë u diskutua

Mëngjesin e kësaj të hëne është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Pjesë e këtij takimi ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama.

ABC mëson se në këtë mbledhje janë diskutuar kryesisht rreth inspektimeve të bëra në terren për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Po ashtu është diskutuar edhe për vendimet që merr bordi për të fiksuar çmimin e karburanteve.

Nuk kanë munguar në këtë mbledhje edhe diskutimet politike pasi socialistët po përgatiten për Kongresin e 9 prillit.


Shtuar 28.03.2022 11:19