Vijojnë protestat kundër Trumpit në ShBA
Mijëra njerëz kanë nisur të protestojnë kundër zgjedhjes së Donald Trumpit, president të ShBA-ve, njofton ABC NEWS.

“Jo Presidenti im”, është thirrja që dëgjohet në protestat që po mbahen në disa shtete të Amerikës, një ditë pasi Trump arriti befasishëm të marrë postin e presidentit duke mposhtur kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Protestat vijnë pas kampanjës së ashpër të Trumpit në të cilën ai vazhdimisht fliste kundër imigrantëve, myslimanëve dhe grupeve të tjera të caktuara.

Trump fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale dhe pas fitores ai është uruar edhe nga rivalja Clinton që ka ftuar popullin dhe politikën për unitet./Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016, ora 07:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori