Vietnami: Mos konsumoni më mish qeni
Në disa vende aziatike, kryesisht në Vietnam, qeni nuk është thjesht një kafshë që ruan shtëpinë, por mishi i tij shërbehet edhe në tavolina.

Një gjest që në shumicën e shteteve quhet i pështirë, por që për vietnamezët nuk përbën ndonjë problem.

Por duket se të parët që po ndërgjegjësohen janë autoritetet lokale, e për këtë arsye zyrtarë të kryeqytetit Hanoi po u kërkojnë qytetarëve që të heqin dorë nga konsumi i mishit të qenit, pasi ky gjest mund të dëmtojë reputacionin e qytetit, si edhe për arsye shëndetësore pasi mund të transmetohen sëmundje të ndryshme.

Sipas Komitetit të Popullit të Hanoit, heqja dorë nga kjo traditë do t’i jepte kryeqytetit imazhi e një qyteti të civilizuar e modern.

Hanoi janë të paktën 1000 dyqane që shesin mish qeni dhe macesh.
Shtuar më 12/09/2018, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori