Vidhet një bankë me eskavator (VIDEO)
Bankat tashmë janë një vend ideal për grabitësit të cilët përdorin lloj lloj metodash për të arritur qëllimin.

Një hajdut përdor një eskavator për të shembur një ndërtesë të vogël ku ndodhet një bankomat me para.

Gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë në County Londonderry.

Xhirimet tregojnë burrin duke nxjerrë me mjetin e rëndë makinerinë me para. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Dungiven të dielën e shkuar, raporton BBC.

Dy persona të tjetër të maskuar presin me një makinë tip Citroen Berlingo ku ngarkojnë makinerinë me para. Bastisja zgjati pak më shumë se katër minuta, shkruan gjiganti britanik.

Ky është rasti i fundit i një serie vjedhjesh të makinerive të bankomateve në të dyja anët e kufirit irlandez, ndërsa autoritetet thonë se një grabitje e tillë është e tetat në 2019.

Pronari i dyqanit Martin O’Kane vëzhgoi dëmin nga prapa kordonit të policisë të dielën pasdite.

Ai tha: “Njerëzit që bënë këtë janë të përbuzshëm”.

“Do të ketë gjithnjë e më pak ATM për shkak të këtyre sulmeve. Ka një po ndodh çdo javë. Nuk do të marrë më një makineri të tillë dhe kjo do të jetë humbje për komunitetin lokal”, shtoi ai.
Shtuar më 10/04/2019, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori