“Ke ngjashmëri të frikshme me Georgina Rodriguez”, si e priti Armina Mevlani këtë krahasim (FOTO LAJM)

Blogerja dhe moderatorja e njohur, Armina Mevlani, është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.

Herë pas here ish-misit i është vënë në dukje ngjashmëria e madhe që ajo ka me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Së fundmi, Armina ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” ku një prej tyre u shpreh se ajo ngjason shumë me modelen e njohur. Por si e priti Armina komentin e ndjekësit?

Moderatores duket se i pëlqen fakti që ajo ngjason shumë me Georginën, madje u shpreh se shumë njerëz ia thonë këtë gjë.

“Ke një ngjashmëri të frikshme me Georgina Rodriguez”- shkroi një ndjekës ndërsa bukuroshja u përgjigj:

“Hahah Faleminderit! Shumë njerëz thonë se ngjasojmë. Ajo është e mrekullueshme, kështu që faleminderit”.