Vidhen bizhuteritë me vlerë 5.4 milionë euro në Francë
Autoritetet franceze kanë njoftuar se një koleksionist arti nga Tajvani, ka rënë pre e vjedhjes spaktakolare nga tre hajdutë. Shuma e bizhuterive të vjedhura shkon në 5.4 milionë euro, por ende nuk dihet me saktësi nëse vjedhja ka qënë e mirëmenduar apo e rastësishme.

Policia raporton se një koleksionist arti nga Tajvani është grabitur në një tunel në Paris nga tre persona. Këta të fundit, kanë shfrytëzuar trafikun e rënduar, duke thyer xhamat e automjetit ku ndodhej koleksionisti dhe kanë marrë bizhuteritë. Agjencia e lajmeve “AFP” shkruan se ky nuk është rasti i parë i grabitjes në tunelin e quajtur “Landy”, i gjatë 1.3 kilometra. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2015, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori