Vidhen 13 milionë dollarë për 3 orë nga bankomatët në Japoni
Japoni, u vodhën 1.4 miliardë jen ose 13 milionë dollar nga makineritë automatike të parave apo ATM-të.

Sipas mediave mësohet se keqbërësit arritën të tërheqin shumën e jashtëzakonshme duke përdorur karta krediti të rreme të prodhuara me të dhëna të vjedhura nga një bankë afrikano-jugore.

Policia japoneze tha se paratë u tërhoqën në më pak se 3 orë nga 1400 dyqane në të gjithë Japoninë.

Tërheqjet kryesisht u bënë në ATM-të që gjenden në dyqanet e kompanisë “7eleven”, e cila ndryshe nga bizneset e tjera në Japoni, pranon karta kreditit të huaja.

Banka afrikano-jugore “Standard”, nga e cila u vodhën të dhënat, deklaroi se humbjet e saj arrijnë në thuajse 20 milionë dollarë.

Gjithashtu policia japoneze tha se dyshon që në këtë grabitje janë përfshirë më shumë se 100 njerëz në të gjithë Japoninë.

Një organizim perfekt dhe i paprecedent i një ushtrie hajdutësh që ka zënë në befasi policinë japoneze.

Ndërkohë sipas hetuesit japonezë thuhet se është e pabesueshme se si kaq shumë njerëz mund të angazhohen për një komplot kriminal dhe të mos merret vesh asgjë.

Për të ilustruar më mirë organizimin e jashtëzakonshëm, hetuesit thanë se shuma maksimale që mund të tërhiqet nga ATM-të është 913 dollarë dhe hajdutëve i është dashur të bëjnë rreth 14 000 transaksione në më pak se 3 orë.

Policia ka nisur të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë në qindrat e dyqaneve në vend, por ende nuk ka raporte për të dyshuar apo të ndaluar./Albeu.com/
Shtuar më 24/05/2016, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori