Vetëvritet ushtari britanik për shpëtuar ISIS-it
Një ushtar britanik i cili ndodhej në frontin e luftës në Siri, është vetëvrarë për të mos rënë në duart e Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS.

Ryan Lock, 20 vjeç nga West Sussex, ka vrarë veten më 21 dhjetor të vitit të kaluar gjatë një beteje me ISIS-in në qytetin Raqqa, për të mos rënë pre e tyre dhe ta përdornin si një mjet propagande.

Ai po luftonte si vullnetar me forcat e armatosura kurde, shkruan BBC.

Sipas raportimeve thuhet se i riu i kishte treguar familjes se do të shkonte me pushime në Turqi, por më pas i ishte bashkuar luftës kundër ISIS. Familja e tij ndërkohë ka falenderuar autoritetet për gjetjen dhe dërgimin e trupit për varrosje. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori