Vetëvritet sulmuesi që terrorizoi Gjermaninë
Dhjetëra njerëz janë vrarë në incidentin që ka ndodhur sot pasdite në qytetin Muenster, në perëndim të Gjermanisë, pasi që një veturë u hodh mbi ata derisa ishin duke qëndruar në kafeteri dhe rrugë.

Shoferi i makinës ka bërë vetëvrasje, ka thënë policia gjermane raporton BBC.

Raportohet se 30 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe lehtë nga ky incident.

Policia ka kërkuar nga njerëzit që t’i shmangin lëvizjes në qendër të qytetit pas incidentit.

Në dhjetor të vitit 2016 një person kishte hyrë me kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin duke lënë të vdekur 12 persona. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori