Vetëvaret në qeli “përbindëshi i Klivlendit”
Ariel Kastro, i njohur në media si "përbindëshi i Klivlendit" gjendet i vdekur në qelinë e tij në Ohajo. Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e burgut ku ai po kryente dënimin e dhënë nga gjykata në gusht të këtij viti.

Sipas zyrtarëve, ai kishte varuar veten dhe më pas ka gjetur vdekjen në ambjentet e spitalit pavarësisht punës së mjekëve për ta shpëtuar.

Kastro mori peng tre femra, të cilat i dhunoi për vite me rradhë, duke i mbajtur të izoluara në bodrumin e banesës së tij.

Ish-shofer autobusi, Kastro rrëmbeu Michelle Knight, sot 32-vjeç me të cilën ka edhe nëj fëmijë, Amanda Berry, 27 vjeç dhe Gina De Jesus 23 vjeç. Të gjitha rrëmbimet janë kryer nga 2002 deri në 2004. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori