DETAJET/ Kontratë 4-vjeçare, transferimi i Pogba do t’i kushtojë Juves 80 milionë euro

Transferimi i Paul Pogba do t’i kushtojë Juventusit dhjetëra milionë euro.

Pavarësisht raporteve për interes nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, ish-lojtari i Manchester United ka të ngjarë të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare me Juven, sipas Football Italia, duke cituar La Gazzetta dello Sport.

Paga e francezit do të jetë 7.5 deri në 8 milionë euro në vit. Duke përfshirë bonuset, të ardhurat e tij vjetore do të arrijnë në 10 milionë euro.

Duke marrë parasysh kostot e kontratës së Pogbas, bonusin e nënshkrimit dhe tarifat e agjencisë, shuma totale që transferimi do t’i kushtojë Juventusit do të jetë 80 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2022 11:49