Vetëm 2 metra larg: Momenti kur forcat amerikane dhe ato të Asadit shkëmbehen në Siri (VIDEO)
Pas një urdhri të Presidentit Trump, ushtarët amerikanë janë tërhequr gjatë ditëve të fundit nga zonat kurde në veri të Sirisë duke bërë që këta të fundit të arrijnë një marrëveshje me regjimin e Bashar al Assadit dhe Rusinë për t'u mbrojtur nga invazioni turk.

Forcat e Asadit kanë hyrë ne veri pas marrëveshjes me kurdet duke theksuar se do të mbrojën kufirin nga ushtria turke.

Në videon e mësipërme shihet momenti kur forcat amerikane tërhiqen nga Kobane, një qytet në kufi me Turqinë, ndërsa ato të Assadit futen në këtë qytet.

Turqia vijon për të shtatën ditë operacionin në veri të Sirisë duke theksuar se synon largimin e terroristëve kurd nga zona, përmes të cilës ata kërcënojnë integritetin territorial të shtetit turk. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori