Veshën qese mbeturinash në mungesë të pajisjeve, ''treshja heroike'' preket nga koronavirusi
Tre infermieret britanike që u detyruan të vishnin qese mbeturinash në mungesë të pajisjeve të posacme mbrojtëse, kanë dalë të gjitha positive ndaj koronavirusit. “Treshja heroike”, siç i quan shtypi vendas, u fotografua më “kostumet e sajuara” me qese bojëqielli në spitalin Northwick Park në veriperëndim të Londrës muajin e kaluar.

Stafi atje ishte lutur për më shumë veshje mbrojtëse kundër virusit vrasës teksa përballen me një “cunami pacientësh”. Në fakt, infermieret në fjalë nuk janë të vetmet pjesëtare të tij të prekura nga sëmundja.

Sipas The Sun, më shumë se 50% e punonjësve në një pavion, janë prekur që të gjithë. “Po trajtojmë kolegët tanë pasi u infektuan këtu me virusin. Si mund të jetë e drejtë një gjë e tillë?” tha e shqetësuar një infermiere.

“Më e keqja është se as nuk i lejojmë dot të afërmit të vijnë e t`i takojnë, dhe as vetë nuk shkojmë dot në shtëpi, nga frika se mos çojmë sëmundjen”, shtoi ajo.
Shtuar më 09/04/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori