Vërtetohet dyshimi tronditës për avionin e zhdukur të Malaysia Airlines (FOTO LAJM)

Pëlqej
Hetuesit kanë gjetur prova të tjera, të cilat konfirmojnë se avioni i "Malaysia Airlines" MH370 u zhduk pasi piloti kishte vendosur të kryente vetëvrasje.

Ata kanë analizuar një pjesë të krahut të gjeturavionit ku kanë konstatuar se ajo ishte në gjendjen normale ku mbahet gjatë fluturimit dhe jo në pozicionin e uljes, raporton Albeu.com.

Kjo, sipas hetuesve tregon se piloti nuk ka tentuar fare që të paktën të minimizojë tragjedinë duke e ulur avionin në ujë, por e ka përplasur atë me të gjithë shpejtësinë aty.

Megjithatë, deri më tani janë gjetur shumë pak pjesë të avionit në fjalë duke lënë ende mister se çfarë ndodhi me avionin që u nis nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori