Vërshimet në Ballkan mund të përsëriten edhe verës
Kombet e Bashkuara kishin paralajmëruar që në vitin 1990 rrezikun nga katastrofat atmosferike, por shumë vende e kishin injoruar këtë parashikim.

Serbia dhe Bosnja ishin shtetet që u përballen më shumë me vërshimet.

“Na presin më shumë fatkeqësive të tilla, siç ishin përmbytjet e fundit. Atmosfera është e ndryshueshme, kështu që nuk mund të parashikoj saktësisht kur një fatkeqësi mund të ndodhë përsëri, por me siguri do të ndodhë”,- tha profesori i Institutit të Meteorologjisë të Fakultetit të Fizikës në Beograd Mladen Çuriç.

Çuriç, që vlerësohet si specialisti më i madh për reshjet në Serbi thotë se gjatë verës mund të ndodhin vërshime si më parë, si në Serbi, në Kroaci dhe në Bosnje. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori