Veriu i Greqisë tronditet sërish nga tre tërmete
Greqia është tronditur sërish nga një valë tërmetesh të cilat janë ndjerë më së shumti në Greqinë e Veriut.

Nga media greke mësohet 3 tërmete janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtetin Helen.

I pari që rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut, shkruan TCH.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 km ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë.

Pas tij janë ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur lëkundje të fuqishme tërmeti, më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të shkalles Rihter.

Deri në orët e para e mëngjesit nuk ka pasur informacione për dëme në njerëz apo në materiale./albeu.com/
Shtuar më 19/11/2016, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori