Verëra fanceze, avionë, jahte dhe djath zvicerjan: Jeta luksoze e Kim Jong Un
Pëlqej
E teksa bota po ndjen frikën e nisjes së një lufte bërthamore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, mediat e huaja publikojnë fotografi të automjeteve luksoze të Kim Jong-ut.

Siç Shtetet e Bashkuara kanë “Ford”-in, Gjermania “Volkswagen”-in, Japonia “Toyota”-n, edhe Koreja e Veriut ka “Pyeonghwa Motors”.

Sipas mediave, kjo kompani nën regjimin e qeverisë diktatoriale prodhon çdo vit një numër shumë të vogël të automjeteve civile në selinë e saj në Nampo, që është një port në bregun perëndimor të Koresë së Veriut.

Po sipas tyre, vizitorët mund të shikojnë, testojnë dhe blejnë makina në një prej shitoreve ekzistuese të shitjeve në Phenian.

Oferta aktuale e Pyeonghwa Motors ofron 25 modele të ndryshme të automjeteve, disa prej të cilave duken si kopje të veturave të lira evropiane.

Industria automobilistike e Koresë së Veriut është një nga degët e rëndësishme të ekonomisë kombëtare, edhe pse me kapacitete shumë më të vogla se në Korenë e Jugut.
Arsyeja për këtë është se e gjithë industria e automobilave është në varësi të regjimit diktatorial, domethënë të Ushtrisë Popullore.

Edhe pse Koreja e Veriut ka kapacitet për të prodhuar në mes 40 dhe 50 mijë makina në vit, në vitet e fundit, me sanksionet dhe krizën ekonomike, kjo shifër ka rënë në vetëm disa mijëra.
Më shumë se gjysma e prodhimit të automjeteve bazohet në automjete ushtarake, autobusë, trolejbus dhe tramvaj, ndërsa një pjesë shumë e vogël e automjeteve civile, përcjell Telegrafi.

Rrugët shpesh janë krejtësisht të zbrazëta, pasi makinat janë ende një luks i paarritshëm për shumicën e banorëve.

Koreja e Veriut nuk është anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare të prodhuesve të makinave ose të ndonjë komiteti industrial të OKB-së, kështu që informacioni i disponueshëm është shumë i kufizuar në pjesën tjetër të botës.

Fillimi i industrisë së automobilave ishte në epokën sovjetike, kur Koreja e Veriut filloi prodhimin e automjeteve nën licencën e BRSS.

Bashkimi Sovjetik i furnizoi koreanët me ndihmë në ndërtimin e kompanive, të cilat ishin furnizuar me teknologji sovjetike.
Automjetet e para të prodhuara në Koreja Veriore ishin kopje të automjeteve RAZR.

Nga ana tjetër e varfërisë, izolimit dhe ndalimit, qëndron kreu i shtetit Kim Jong-Un i cili në llogarinë private thuhet se ka pesë miliardë dollarë amerikanë.
E ndërsa njerëzit e tij po vdesin nga uria, Kim shpenzon çdo vit rreth 600 milionë dollarë në një larmi luksoze, duke përfshirë makina, alkool të shtrenjtë, cigare dhe gjëra të tjera.

Në tekstet zyrtare në shkollat e Koresë së Veriut është thënë se Kim Jong-Un ka mësuar se si të drejtojë një makinë që kur ishte tre vjeç. Megjithatë, e vërteta e pamohueshme është se Kim ka një “flotë” mbresëlënëse të veturave. Sipas mediave “udhëheqësi suprem” është pronar i mbi 100 makinave të shtrenjta.
Më e preferuara veturë e tij, është marka Mercedes-Benz, të tilla çfarë ai thuhet se ka pasur disa herë.

Dihet gjithashtu se Kim është pronar i një Mercedes S600 Pullman, çmimi i të cilit, bashkë me pajisjet e sigurisë, vlerësohet në 1.7 milion dollarë.

Edhe pse OKB-të ndalojnë qartë Korenë e Veriut që të importojë mallra luksoze, qeveria e diktatorit ende arrin të furnizojë udhëheqësin e saj sa herë që dëshiron. /telegrafi/
Shtuar më 06/09/2017, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori