Veprimi i policit amerikan revolton qytetarët, tërheq zvarrë një grua të paarmatosur (VIDEO)
Ky është momenti tronditës kur një polic në Arizona të SHBA-së godet një gruapaarmatosur në fytyrë, para se ta tërheqë atë zvarrë disa herë nëpër rrugë.

Polici shihet duke e goditur gruan e cila refuzoi të dilte nga vetura e saj, duke u mbajtur në derën e veturës.

Më pas polici nxjerr armën e tij dhe ia drejton një pasagjeri mashkull, pasi ai del jashtë veturës gjatë kësaj përballjeje.

Departamenti i Policisë atje është duke e hetuar policin për shkak të incidentit, që ndodhi gjatë në një ndalje trafiku të enjten.

Video u filmua nga një kalimtar rasti dhe u publikua në Twitter.


Shtuar më 10/09/2018, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori