Veprimi heroik i babait për të mbrojtur djalin gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re
Gjithçka ndodhi në formë të papritur, ku 28-vjeçari Brenton Tarrant shkoi në xhami dhe fillojë të qëllonte me breshëri ndaj besimtarëve myslimanë. Babai i një fëmije 2 vjeç ka arritur ta shpëtoj për mrekulli të birin, pasi e ka mbuluar me trupin e tij.

Zulfirman Syah ishte me djalinxhami për të bërë lutjet e së premtes, kur autori i sulmit Brenton Tarrant filloi të qëllonte në drejtim të tyre pa kursyer asnjë, madje as fëmijët.

Gruaja e tij tha se Zulfirman Syah e mbuloi me trup djalin e tij 2-vjeçar duke u plagosur rëndë pasi mori disa plumba. Ndërsa vogëlushi u prek nga një plumb në këmbë, por që fatmirësisht nuk i shkaktoi lëndime serioze.

Babai i 2-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Zulfirman Syah, bashkëshortja e burrit hero tha për mediat vendase:

“Burri im mbrojti djalin tonë gjatë sulmit, dhe u prek nga shumicën e plumbave dhe me lëndime më të rënda se djali. Ai është duke u shëruar”.

Në xhaminë ku ndodhej Zulfirman u vranë 7 persona, ndërsa nga i gjithë sulmi humbën jetë plot 50 persona.
Shtuar më 18/03/2019, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori