Presidenti i përkohshëm i Venezuelës Nicolas
Maduro dhe rivali i tij Henrique Capriles mbyllën fushatat e tyre elektorale me
mitingje masive në qytetet e Caracas dhe Barquisimeto.
Shumica e sondazheve të opinionit japin një avantazh të fortë Maduros në zgjedhjet e 14 prill. Kandidatët mbyllën fushatën zyrtare me
mitingje që tërhoqën mijëra mbështetës.
Maduro marshoi nëpër rrugët e kryeqytetit duke valevitur një flamur të Venezuelës dhe u bëri thirrje votuesve që të ndjekin "Komandantin
Chavez si udhëzues shpirtëror të atdheut."
Në këtë votim presidencial do të jetë hera e parë që
Chavez nuk është në fletën e votimit në dy dekada. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013,
ora 10:28