Venecia, autoritetet: Të ndalohet ulja në tokë
Pëlqej
AutoritetetVenecia kanë propozuar ndalimin e personave të ulen apo shtrihen në tokë, ndërkohë që qyteti vijon kështu përpjekjet e tij për të penguar ata që disa zyrtarë i quajnë turistë të pasjellshëm.

Rregulli i propozuar është kërkuar nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro dhe do të bënte që shkelësit të gjobiteshin me 50 deri në 500 euro, nëse ai do të nisë të implementohet. Të ulesh në shkallët e monumenteve apo në ato të portikut që rrethon sheshin e Shën Markut, është aktualisht e ndaluar.

Propozimi pritet të hidhet në votim në këshillin e qytetit në tetor edhe pse rrezikon kundërshtitë e këshilltarëve të tjerë nga lëvizja pesë yjet apo të grupeve të aktivistëve. Ka një listë shumë të gjatë të gjërave që janë të ndaluara në Venecia sa që nuk ka mbetur më asgjë për të bërë – thotë një aktivist – do të duheshin madje 5 mijë oficerë policie shtesë që të garantohet respektimi i tyre.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e ndalimit të muzikës në barka, që janë mënyra kryesore e transportit për banorët. Njerëzit mund të ndalohen në qytet apo të gjobiten nëse janë të dehur apo nëse notojnë apo fusin edhe këmbët në kanale…Nëse hanë ndonjë gjë nëpër shkallë apo ndërsa po ecin nëpër rrugë, janë po ashtu duke vepruar keq.

Prej kohësh Venecia stërmundohet të menaxhojë një industri turizmi që i sjell asaj rreth 60 mijë vizitorë në ditë dhe rregullat e panumërta, sipas zyrtarëve, nuk kanë të bëjnë me kriminalizimin e sjelljeve apo grupeve të caktuara por me respektin për qytetin.
Shtuar më 20/09/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori