Ankimimi Muhametaj, pezullohen nga detyra dy prokurorët e SPAK

 

Pas pranimit nga Gjykata të ankimimit të prokurores Sanila Muhametaj, SPAK ka pezulluar nga detyra dy prokurorët, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu.

Muhametaj ishte në garë me Gogajn dhe Shehun, por nuk u përzgjodh dhe pretendon se renditja e kandidatëve është bërë në mënyrë të padrejtë.

Gjykata ia ka pranuar ankimin dhe ka theksuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është dhënë duke ndjekur procedurat e rregullta. Për rrjedhojë është shpallur e pavlefshme renditja e garuesve dhe emërimi i dy prokurorëve./albeu.com