Vendoset rekordi i frikshëm: Kaq persona vdiqen nga aksidentet ajrore në 2018
Numri i personave të vdekur në aksidentet ajrore u rrit në 523 në vitin 2018">2018, në krahasim me vetëm 19 persona që ishte një vit më parë, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Ndërkohë që diferenca e numrit të viktimave është rritur ndjeshëm, aksidentet ajrore janë rritur shumë pak, nga 1,11 aksidente për një milion fluturime në 1017 në 1,35 për vitin e kaluar.

Aksidentet kryesore ajrore në vitin 2018">2018 përfshijnë atë të “Lion Air” që u rrëzua në Detin e Xhavas, ku mbetën të vdekur të 189 pasagjerët që ishin në bord; më shumë se 100 të vdekurit nga përplasja në Kubë e “Cubana de Aviacion”; si dhe aksidenti i “Saratov Airlines” që solli vdekjen e 71 personave pranë Moskës.
Shtuar më 22/02/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori