Pas sherrit, 17-vjeçari vret me thikë nënën adoptuese në Itali

Një 17-vjeçar në Itali ka goditur për vdekje nënën e tij adoptuese 61-vjeçare në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në via Rampe San Giovanni Maggiore, në zemër të zonës universitare të Napolit.

Sipas dëshmive të para, djali u gjet me duart ende të gjakosura, raporton Tgcom.

Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar persona të Policisë së Shtetit, agjentë të Parandalimit të Përgjithshëm dhe të Komisariatit Decuman të Komisariatit të Policisë Napoli. Në momentin e ndërhyrjes nga policia, gruaja ishte e vdekur ndërsa djali ishte ende brenda në shtëpi.