Pesë vende evropiane kanë rënë dakord të pranojnë një pjesë të gati 450
emigrantëve që po transportohen nga dy anije ushtarake të cilat janë
bllokuar në
ujërat pranë bregut të Sicilisë, tha kryeministri italian Guieseppe Conte.
Pesë vende evropiane kanë rënë dakord të pranojnë një pjesë të gati 450
emigrantëve që po transportohen nga dy anije ushtarake të cilat janë
bllokuar në
ujërat pranë bregut të Sicilisë, tha kryeministri italian Guieseppe Conte. Anijet janë
bllokuar në
ujërat pranë brigjeve të Siçilisë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Matteo
Salvini, i cili këmbëngul që Bashkimi Evropian të ndajë barrën e pranimin të
emigrantëve.
Rreth 60 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë, të shpëtuar nga një anije prej druri që po vinte nga Afrika e veriut, u lejuan të zbrisnin në portin e Pozzallo (Pocalo) të Sicilisë, të dielën.
Duke folur në Pozzallo, zëdhënësja e organizatës "Save the Children", Giovanna di Benedetto, u bëri thirrje autoriteteve të lejonin zbarkimin e
emigrantëve të tjerë.
"Ne po bëjmë thirrje për zbarkimin e menjëhershme të të gjithë
emigrantëve, në radhë të parë fëmijët, pastaj njerëzit në gjendje të dobët dhe t’u garantohet atyre çdo lloj ndihme".
Gjermania, Spanja dhe Portugalia ranë dakord të dielën për të pranuar 50 vetë nga grupi i
emigrantëve të shpëtuar pasi Franca dhe Malta pranuan të bënin të njëjtën gjë të shtunën.
Por Republika Çeke refuzoi thirrjen, duke e quajtur planin e shpërndarjes së
emigrantëve një "rrugë drejt ferrit".
Dy anijet, njëra pjesë e misionit të agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex dhe tjetra e policisë kufitare italiane, janë
bllokuar në
ujërat italiane pasi Ministri i Brendshëm italian i vijës së ashpër, Matteo
Salvini tha se anijet duhet të dërgohen në Maltë, "ose më mirë në Libi" nga ku emigrantët ishin nisur.
Salvini, i cili ka premtuar të mos marrë më emigrantë nëse barra e pranimit të tyre nuk ndahet me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, përsëriti qëndrimin e tij të dielën, duke u thënë gazetarëve se "qëllimi ishte shpërndarja vëllazërore" e 450
emigrantëve të shpëtuar.
Numri i
emigrantëve që mbërrijnë në Itali deri më tani këtë vit është zvogëluar rreth 80 për qind krahasuar me vitin 2017. Ministri
Salvini ka premtuar të ndalë të gjithë të ardhurit, përveç refugjatëve të luftës dhe disa përjashtimeve të tjera. VOA
Shtuar më 16/07/2018,
ora 22:51