Vendet arabe ultimatum 48 orë shtetit fqinj Katarit
Arabia Saudite dhe tre vendet e tjera arabe i kanë dhënë vendin të tyre fqinj, Katarit, ultimatum 48 orë ta pranojë listën me kërkesat e tyre ose të përballet me sanksione të tjera.

Ultimatumi vjen pasi afati fillestar për Katarin që të pranonte 13 kërkesat këtij grupi skadoi këtë të diele.

Në mesin e kërkesave që iu janë bërë Katarit është edhe mbyllja e rrjetit të lajmeve Al Jazeera.

Katari, i cili e mohon se e financon ekstremizmin, pritet ta dorëzojë një kundërpërgjigje formale sot gjatë ditës.

Sipas Katarit, kërkesat e shteteve të saj fqinje janë fyerje për njerëzinë dhe ligjin ndërkombëtar.
Shtuar më 03/07/2017, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori