Vëllezërit përdhunuan motrat: Emigrantët rrëfejnë tmerrin e udhëtimit për në Europë
Prerje të organeve gjenitale; detyrim për të ecur zhveshur për kilometra të tërë; detyrimi i vëllezërve për të përdhunuar motrat dhe përdhunim i grave deri në vdekjen e tyre.

Kjo është panorama e tmerrshme e udhëtimeve të emigrantëve nga vendet e Afrikës Veriore për në Europë, shkruan Albeu.com.

Ngjarjet e frikshme bëhen prej trafikantëve, të cilët nuk mjaftohen me paratë që emigrantët paguajnë, por duke i filmuar këto skena detyrojnë familjarët e tyre që të bëjnë pagesa të tjera.

Raportet e emigrantëve janë mbledhur nga Komisioni i Grave Emigrante dhe tmerri i deshmive ka zbuluar brutalitetin me të cilin trajtohen ata gjatë udhëtimit prej qindra kilometrash nga vende të ndryshme të Afrikës për në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori