"Vdiqën si në Shqipëri": Sizmiologu grek parashikoi me përpikmëri tërmetin e Turqisë (FOTO LAJM)

A ishte i parashikueshëm tërmeti i mbrëmshëm në Turqi? Sipas sizmiologut grek Gerasimos Chouliaras, po. Madje ai e kishte paralajmëruar 12 orë para se të ndodhte.

Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmiologu, kishte shkruar ne faqen e tij ne Facebook:

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Me pas, ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.

Vetem pak kohe pas termetit, sizmologu reagoi po ne faqen e tij ne facebook me nje tjeter shenim: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.
Shtuar më 25/01/2020, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori