I veshur si viking dhe flokët me gërsheta, Haaland maskohet për Halloween

Erling Haaland është fotografuar në një mbrëmje për festën e e Halloween-it i maskuar si një personazh që do i shkonte më shumë, si një viking.

Sulmuesi i Manchester City kishte veshjen tipike të një vikingu, me çdo detaj të mundshëm. Ai gjithashut kishte stiluar flokët në mënyrën e tyre, duke i kapur gërshet.

Fansat kanë mbetur të kënaqur me këtë pamje të tij, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive për të. Dikush shkruante se ai duhet të luante një ndeshje me këtë model flokësh, një tjetër theksonte se Haaland nuk është maskuar aspak, është thjesht vetvetja pasi është një viking./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 11:59