Vdesin 15 persona nga përplasja e autobusit me një kamionin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Manaus në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion dhe kanë humbur jetën të paktën 15 persona dhe disa të plagosur. Mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë edhe një fëmijë 18 muajsh.

Autoritetet vendore kanë shpallur tre ditë zie në qytet për të nderuar viktimat e aksidentit tragjik i cili cilësohet si aksidenti më i rëndë në historinë e qytetit Manaus.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2014, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori