Vdes "turku" qe drejtoi Argjentinen 10 vjet
Ish-presidenti argjentinas Carlos Saul Menem ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 91-vjeçare, ndërsa u dërgua në banesën e fundit nga të afërmit në varrezat myslimane të Buenos Airesit.

I njohur si "turku", Carlos Saul Menem u konvertua në katolik para se të zgjidhej president i vendit pasi kushtetuta e përcaktonte se askush tjetër përveç se një katoliku nuk mund të drejtonte Argjentinën.

Gjatë gjithë jetës ai jetoi si katolik, ndërsa miqtë thanë për mediat se besimin e mëparshëm nuk e harroi asnjëherë.

Carlos Saul Menem drejtoi Argjentinën gjatë viteve 1989-1999. /albeu.com
Shtuar më 16/02/2021, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori