Vdes personi me i moshuar ne bote
Albeu.com
Personi më i moshuar në botë, japonezja nga ishulli Okinawa, ka vdekur një javë më parë, para ditëlindjes së 115-të. Kama Chinen, e cila ishte dëshmitare e tre shekujve, ka vdekur të dielën, njoftoi përfaqësuesja e ...... Shtëpive të pleqve në Nandji, ku e moshuara kaloi vitet e fundit të jetës së saj.

Sipas të dhënave të Asociacionit për hulumtime gjerondologjike, Kama Chinen, ka lindur më 10 maj 1895. Para saj, më e moshuara në botë ishte Gertrude Baines, e cila vdiq në shtator të vitit të kaluar, në moshën 115-vjeçare në një spital në Los Angeles.

Tani, personi më i moshuar në botë është francezja Eugenie Blanchard, e lindur më 16 shkurt 1896.
Shtuar më 04/05/2010, ora 14:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori